Nuk do të ketë më të pastrehë që detyrohen të flenë nëpër rrugët e Anglisë, brenda 10 viteve, sipas angazhimit të ministrit britanik për Komunitetet Lokale, James Brokenshire, që shpalli në televizionin BBC një plan, që për momentin do të jetë i limituar vetëm në shtetin më të madh të Britanisë së Madhe, sipas të cilit ky problem do të zgjidhet deri në vitin 2027.
Brokenshire premton 100 milionë sterlina, ndonëse e pranon se nuk bëhet fjalë për fonde krejtësisht të reja, por për një riorganizim të programeve sociale ekzistuese.
Sido që të jetë, objektivi është që të ndihmohen të pastrehët që t’i japin një drejtim jetës së tyre.
Numri i të pastrehëve është të paktën 10 000 persona, një numër që është dyfishuar në shtatë vitet e fundit, nën sfondin e një trendi që shumë analistë akuzojnë politikat shtrënguese dhe shkurtimet e fondeve nga qeveria. /atsh