Loading...

Mbrojtja e Ritvan Zykajt u refuza nga 15 avokatë, ja si u zgjidh ngërçi

Pak pas orës 11:00, Ritvan Zykaj nën masa të forta sigurie mbërriti në Gjykatën e Vlorës për t’u njohur me masën e sigurisë, vendim që pritej të jepej në kohë rekord duke pasur parasysh rrethanat e ngjarjes.

Por vendimi është dhënë vetëm pas më tepër se 1 ore, pasi asnjë avokat nuk pranonte të përfaqësonte në seancë Ritvan Zykajn.

Mësohet se 15 avokatë refuzuan të marrin përsipër dosjen për të kryer mbrojtjen, e “monstrës së Selenicës”, i cili vrau pasditen e së premtes 8 të afërm të tij në fshatin Resulaj.

Mospranimi i juristëve për të dalë në mbrojtje të Zykajt si avokatë kryesisht bllokoi për disa moment procesin, pasi ligjërisht ai duhej të kishte një avokat në dhënien e masës së arrestit.

E pas ndërmjetësimit të kryetarit të gjykatës së Vlorës, ka qenë avokati Dritan Mehmeti ai që ka pranuar të mbrojë para trupës gjyqësore “klientin” Ritvan Zykaj.

Por më tepër se sa për ta mbrojtur në gjyq, gjesti i tij ka ndihmuar gjykatën që të përcaktojë masën arrest me burg për 24-vjeçarin që për arsye krejt banale u mori jetën 8 personave, mes të cilëve edhe 2 fëmijë./shqip

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com