Loading...

Monstra i Selenicës në Gjykatën e Vlorës, thirrjet e qytetarëve: I pashpirt…

Me protesta dhe tensione eshte pritur dalja ne gjykate e autorit te masakres se Vlores ne gjykate. I hutuar dhe me një sy të nxirë, 24-vjeçari Ritvan Zykaj eshte shfaqur në sallën e gjyqit.

Autori ishte veshur me një bluzë të bardhe, ndersa mbante prangat në duar. Autori i masakrës së Selenicës mban sytë fiksuar në një vend dhe herë pas here u hedh shikim gazetarëve dhe të pranishmëve, teksa në sfond dëgjohen në korridor dhe thirrjet e të afërmve të tij dhe të viktimave që kërkojnë dënim me vdekje për të.

Shume prej personave te grumbulluar tek gjykata therrisnin: I pashpirt, i pashpirt…

Zykaj tashmë do të mbahet mend gjatë si “monstra i Selenicës”, pasi prej dekadash në vend nuk kishte ndodhur një ngjarje kaq makabre. Ai akuzohet për vrasje në rrethana cilësuese, teksa masa do të jepet nga gjyqëtarja Esmeralda Habilaj, ndërsa prokuror i çështjes është Saimir Smaka./lajmifundit

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com