Loading...

I riu qëllon 46 plumba duke terrorizuar fshatin, prangoset.

[sgmb id=”1″]

Një i ri është vënë në pranga nga policia, pasi akuzohet se ka qëlluar me breshëri kallashnikovi, fatmirësisht pa plagosur njeri. Burime nga policia thanë se ngjarja ka ndodhur në Gojan të Madh në Punë.

Pasi kanë marrë informacionet në drejtim të Gojanit janë nisur forca të shumta policie si dhe grupi hetimor ku rezultoi se ‘në lagjen Brigjë, fshati Gojan i Madh, Njësia Administrative Gjegjan, Bashkia Pukë ku kanë konstatuar 46 gëzhoja model 56 të shpërndara në mënyrë të çrregullt në rrugën e shtëpisë së Martin Gjergji’.

Pas një kontrolli të bërë në banesën e këtij personi dhe ambienteve përreth saj, u gjet e groposur një armë automatike Model 56, 7 krëhëra, ku 6 prej tyre ishin bosh ndërsa njëri kishte 25 fishekë brenda, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Shërbimet e Policisë kanë bërë kapjen  dhe  arrestimin në flagrancë të shtetasit:

Martin Gjergji, 24 vjeç, banues në Gojan i Madh, Pukë.

Dosja i ka kaluar Prokurorisë së Pukës për akuzat e “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e arme?ve luftarake dhe e municionit” dhe  “Prishja e qete?sise? publike”.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com