Loading...

‘MOS I SHANI QENT’ Nga Arben Abazaj

Ne qytetin tim ka lulishte ku kope qensh te mire e te urte, flene dhe ngrohen ne rrezet e diellit nga mengjesi deri ne mbremje! Shpesh i shoh si shtriqen ne barin e bute dhe dremisin, dremisin aq cliret, sa filloj e mendoj me vete, cfare parajse po enderrojne keta qen ne kete gjume pranveror?! Por qenve as ua ndjen fare per prezencen time aty prane, aq me pak akoma per kureshtjen time mbi enderrimet e tyre. Ata flene, shtriqen, ngrohen nen diell dhe luajne me njeri-tjetrin te lumtur. Kur cohen qe luajne, dalloj plage ne trupat e tyre, dikujt ne kembe, dikujt ne fyt, ne qafe, ne putra, plage te vjetra e te fresketa. Ka edhe ndonje qe calon, ndonje me sy te nxjerre, a thua se kthehen nga lufta.
Po c’lufte mund te kene bere keta qen? Me cilet armiq jane ndeshur ata, kaq pergjakshem dhe mizorisht?
Dikush ju hedh ca kocka aty prane dhe atehere kupton gjithshka. Qent, pikerisht ata te urtet, te qetet, enderronjesit sharmant, kthehen ne bisha ndaj njeri-tjetrit, me dhembe, me thonj, me hungerima, me putra e me te lehura, si luftetare te vertete, secili per veten, kafshojne e shqyejne njeri-tjetrin per ca kocka! Pastaj pak kohe pasi “gjahu” eshte ndare dhe kocka s’ka me aty prane, serish i kthehen qetesise, lojrave, enderrave dhe nganjehere lepijne edhe plaget!
Ndaj :
MOS I SHANI QENT

Mos i shani qente!
E perse?
Pse zihen per nje kocke dhemb per dhembe?

Ajo per ta eshte lufte per jete.
Nuk zihen qent kurre per pushtet!

Mos i shani qente!
E perse?
Nuk ka qeneria ligesi.
Ne doni te shani, shikoni se si,
i perulet pushtetit qenia njeri.

Mos i shani qente!
E perse?Arben Abazaj

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com