Gusht
Është Gusht e bota ka rënë në paqe
Një paqe e sheshtë që mund të rrëzohesh,
Një paqe e ashpër sa rërë e saharës,
Një paqe e shtirur që s’kundërshtohet.
Përballë meje rri deti i heshtur,
Më ka zhgënjyer e gënjyer që në lindje,
Mijëra ëndrra dallgëve mi ka hedhur,
Sepse më njeh që s’iki e s’mbytem.
Në këtë qytet që e dua më shumë se vetja,
Por që dua ti iki larg, sa më larg,
Më e keqe se ferri të bëhet jeta,
Është si një çark.
Oh gusht !
I thati Gusht me diell cinxuri e pak furtuna
Që paralajmërojnë vjeshtën e artë.
Kam mbirë edhe sivjet si gjethe nê pranverë
Në vjeshtë… bie prapë!
Anila Toto