Tre djem kanë arritur ti shpëtojnë dorës vrastare të Ritvan Zykaj ditën e djeshme i cili shoi dy familje në fshatin Resulaj në Selenicë të Vlorës.
Mësohet se Besim Zykaj, njëri nga djemtë e Demirit ka lënë pas një djalë 17 vjeç, Albi Zykaj i cili nuk ndodhej në banesë.
Por i riu i cili punonte si kuzhinier në Dhërmi i ka humbur të gjithë familjarët e tij dy prindërit, Besimin dhe Vasilikën dhe motrën, Sarën dhe vëllain, Ledjonin.
Ndërkohë nga familja e Azem Zykajt kanë shpëtuar dy djemtë e tij të cilët nuk ndodheshin në shtëpi në momentin e tragjedisë. Ata janë Falkao dhe Ariel, 24 dhe 19 vjeç.
24-vjeçari ndodhej si emigrant në Greqi.
Viktimat që u qëlluan nga Ritvan Zykaj
Demir Zykaj 76 vjeç,
Perri Zykaj 78 vjeç, (burrë e grua)
Azem Zykaj 49 vjeç
Aferdita Zykaj 47 vjeçe (burrë e grua)
Besim Zykaj 45 vjeç
Vasilika Zykaj 40 vjeç, (burrë e grua)
Sara Zykaj 15 vjeçe
Ledion Zykaj 8 vjeç