Loading...

Ishte zhdukur prej dy ditësh, gjendet i pajetë trupi i 57-vjeçarit në Vjosë

Pas dy ditësh kërkime u gjet trupi i pajetë i një 57-vjeçari nga Përmeti, i cili u hodh nga një urë, duke përfunduar në lumin Vjosë. Burime zyrtare nga policia e Gjirokastrës bënë me dije se shtetasi me inicialet N.S., ishte hedhur nga ura e fshatit Rapckë më 9 gusht.

Pas kërkimeve të bëra përgjatë lumit Vjosë nga ana e punonjësve të Komisariatit të Policisë Përmet dhe polumbarëve të Reneas, mesditën e sotme është bëre e mundur gjetja dhe nxjerrja nga uji i trupit të 57-vjeçarit, ndërsa nuk janë konstatuar shenja dhune.

Burimet zyrtare thanë se viktima dyshohet se vuante nga depresioni, ndërsa është vethedhur nga ura. Ndërkohë, grupi Hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com