Loading...

Ritvani u kap, tani ta ushqejmë e ta respektojmë me paratë e mia, të tuat…

Ritvani u arrestua. Policia permbushi detyren, sipas ligjit. Ne kishim dikur nje Repart Eleminimi e Neutralizimi te Elementeve te Armatosur (RENEA), por pastaj ia hoqem ate “e”-ne e dyte, se nuk jemi vend dosido. Jemi aspirante. Ritvani u kyc.

Ankthi popullor ndaj nje trushkuluri ne arrati me arme ne dore mori fund.

Zyrtaret e shtetit po merren tani me ate qe shoi tete fryme. Po i dokumentojne theniet. Ashtu si ligji e do.

Me tej historia vazhdon pak a shume keshtu:

Ritvani do dale ne gjyq per mase sigurie. Ai nuk i shpetoi gjykates. Do mbetet ne “arrest ne burg”. Ne gjyq do mbrohet me nje avokat kryesisht. Eshte detyrim i shtetit t’i paguaje nje mbrojtes. Para taksash, se shqiptaret paguajne. Zbatojne ligjin. Nuk besoj se familja do te shpenzoje per te.

Procesi gjyqesor mund te mbaroje shpejt, nese ndonje nga anetaret e trupit gjykues nuk keputet nga vettigu gjate procesit.

Nese vrasja e 8-fishte provohet para gjykates, me apo pa pendesen e tij, gjasat jane te denohet perjete.

Pastaj historia behet me interesante:

Ne zbatim te ligjit, ai do vuaje denimin ne nje nga burgjet e vendit, mendoj tek nje i sigurise se larte. Aty do trajtohet si zoteri, jo per qef a deshire te ndokujt, por per hir te ligjit.

Do i respektohen te drejtat e njeriut. Do ushqehet, do haje, do pije, do kete orarin e ajrimit, takimet me familjaret, do marre pjese ne aktivitetet artistiko kulturore te burgut.

Mbaje Zot te mos i shkelet ndonje e drejte, se telefonin Avokatin e Popullit. Edhe ata aq duan. Jo per gje, por ne zbatim te ligjit edhe ata.

Keshtu qe, tani te gjithe duhet te paguajme taksat. Ka kosto qendrimi ne qeli.

Ritvanit i duhen te pakten 50 euro ne dite.

Para nga te miat. Nga te tuat.

Po mor po, nga ti qe po lexon keto radhe…

Nga gazetari Arman Bajrami

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com