Loading...

Mesazhi për Ramën e Xhafën, ja çfarë shkruante djali nga Selenica para arrestimit

Ridvan Zykaj është parë gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm në një zonë shkurresh në periferi të Selenicës.Nga policia i është bërë thirrje: Dorëzohu hidh armën.Mësohet se nuk ka pasur rezistencë nga ana e 24-vjeçarit.

Ai ka qenë i fshehur mes shkurreve në periferi të Selenicës, ka hedhur armën dhe është dorëzuar.Në momentin e arrestimit ai ka thënë vec një fjalë: ‘më kapët’, dhe krejt i qetë ka pranuar arrestimin.

Po kështu nuk ka shfaqur shenja pendese. Ndërkohë që u përfol se mund të kishte qenë i dehur, burime nga grupi i arrestimit bënë me dije se 24-vjeçari nuk kishte shenja të konsumimit të alkoolit.

Ngjarja makabre në Selenicë ka tronditur mbarë opinionin publik.

Por teksa ishte në arrati 24-vjeçari me shumë qetësi gjente edhe kohën për të ‘lundruar’ në rrjetet sociale.

Gjatë natës ai bënte postime në profilin e tij në ‘Facebook’.

‘Duke pritur Fatmir Xhafën’. ‘O Edi Rama a më gjen dot ku jam?’, shkruante plot ironi 24-vjeçari.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com