Në shtëpinë e autorit të masakrës të Selenicës, flet gjyshi. Tronditëse është dëshmia që ka dhënë Ritvan Zyka, i cili ka treguar gjithçka që ka ndodhur gjatë ditës së djeshme. Ata kanë qenë në një festë familjare, kur Ritvani është ngritur para kohe nga dreka, pasi ka pirë vetëm një birrë dhe një tjetër e ka marrë me vete.
Pas tij është larguar dhe e ëma me të atin, ndërsa pak më vonë Kujtim Zyka tregon se ka dëgjuar zhurmë armësh. Ai vijon rrëfimin për mediat, teksa kujton se si e gjeti pa jetë në oborr të vëllanë e moshuar, bashkëshorten e tij si dhe nipin, djalin e vëllait dhe nusen e re.
Kujtim Zyka, gjyshi i autorit, Ritvan Zyka, ka thënë:
Ishim të gjithë në dreke. Ka pirë një birrë dhe një tjetër e mori me vete. Iku para nga i ati dhe e ëma. I thashë “ku do vesh”? “Do çoj dhëntë” tha. Iku…
Për pak dëgjoj zhurma. Iku i ati i atij me gjithë të ëmën dhe unë vajta prapa. Shikoj tek djali, asnjë njeri. Vete tek djali i vëllait, Azemi, dyer e penxhere hapur. Asnjë skish aty. Kur u ktheva, e pash tim vëlla me kokë poshtë, i vrarë, në gjak. E mora atë, e ujdisa. Ujdisa dhe kunatën. Kur kthehem, nusja me të shoqin (nipin, djalin e vëllait), në mes të gjembave, në avlli… (qan). I ujdisa dhe ata. Nuk dija nga të veja. Ulërija kot. Flisja kot. Njeri s’më dëgjonte..
Nuk e di kë kishte vrarë të parin.
Nuk ka pas debat mes tyre. Unë rri në shtëpi tjetër, me djalin tjetër. Nuk e di ku është djali, babai i këtij mortjemadhit…”