Loading...

Nga festa, në hidhërim. Amaneti i kryefamiljarit në Selenicë: Kur të mos jem më, në tokat e mia…

Heshtje, pikëllim, gra me rroba të zeza kanë vërshuar drejt banesës ku u shuan 8 anëtarë të familjes Zykaj, të ekzekutuar pa mëshirë një ditë më parë nga kushëriri i tyre 24-vjeçari Ritvan Zykaj i arrestuar mëngjesin e sotëm.

Në banesën përdhese raportohet të kenë mbërritur trupat e viktimave ndërsa ceremonia mortore pritet të zhvillohet sot.

Ata do të varrosen në tokat e tyre afër banesës, pasi ky siç mësohet është amaneti i gjyshit, kryefamiljarit Demir Zykaj 76-vjeç. Të afërmit thonë se Demiri e kishte lënë me amant që kur të vdiste të varrosej në tokat e tij.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com