Loading...

Cfarë ndodhi me nënën e 15-vjeçarit që rrahu drejtoreshën e Liceut në Tiranë?

[sgmb id=”1″]

Ardiana Hoxha, 46-vjeçarja e cila u prangos pasi akuzohet se dhunoi drejtoreshën e Liceut Artistik “Jordan Misja” në Tiranë paraditen e së martës, është lënë e lirë nga Gjykata e Tiranës.

Ndaj 46-vjeçares, gjykata ka vendosur masën e detyrim paraqitjen, duke rrëzuar kërkesën e prokurorisë që kërkonte “arrest me burg” për Hoxhën.

Në sallën e gjyqit, e dyshuara mohoi akuzat e prokurorisë, se ajo ka dhunuar drejtoreshën e Liceut, ku shkollohej djali i saj, si dhe bashkë me të dhe vajzën kanë kundërshtuar punonjës së policisë.

Ajo tha se ka parë një mësues që i qëllonte të birit dhe vetëm e ka mbrojtur atë. Ardiana ka thënë se djali i saj është dhunuar nga stafi i Liceut madje edhe në polici. Hoxha ka pretenduar se ka shkuar të bëjë kallëzim, por “nuk e kanë lejuar”.

Ndërkohë, përfaqësuesi i Prokurorisë tha se ka qenë fillimisht djali i Hoxhës, i cili rrezikon të përsërisë vitin për shkak të mungesave, i cili është përballur me drejtoreshën e më pas nëna e tij dyshohet se e ka dhunuar, shkruan Syri.

Djali 15-vjeçar i Ardiana Hoxhës dhe vajza 18 vjeçe janë proceduar në gjendje të lirë.

Ka qenë drejtoresha e Liceut, Valbona Gavelli, e cila ka bërë kallëzim në polici duke thënë: Më datë 30 maj, rreth orës 11:00, janë futur në zyrën e saj Ardiana dhe Hygerta Hoxha (vajza e 46-vjeçares), ku pas një debati për motive të dobëta (djali i Ardianës ishte mbetës në shkollë), është goditur për shkak të detyrës nga Ardiana Hoxha, si dhe gjatë këtij sherri, Hygerta Hoxha ka goditur me grushte derën e zyrës së kësaj drejtorie, duke e thyer pjesërisht atë.

Përveç drejtoreshës kanë qenë edhe dy punonjës policie të Komisariatit nr.1 që kanë bërë kallëzim për kundërshtimin që pretendohet se u është bërë gjatë shoqërimit të tre personave të përfshirë në incident.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com