Loading...

Po e kërkon gjithë shteti, Ritvani trondit me komentet në Facebook

Ritvan Zykaj është autori që vrau tetë persona të dy familjeve Zykaj pasditen e të premtes në Vlorë.

Në një kohë ku i gjithë shteti është vënë në kërkim të tij dhe askush nuk e di ku është, Ritvani “bëhet i gjallë” në Facebook.

Kanë qenë të shumtë ata që i kanë komentuar në profilin e tij, ndërsa vetëm pak minuta më parë ai u është kthyer keq.

Nga ana tjetër, një person e ka kontaktuar në inbox, duke e pyetur se përse e kreu këtë akt dhe i mori jetën vajzës 8-vjeçe.

Mesazhi i tij ka qenë:

Ashtu përqef”
Ndërkohë, në një status të publikuar në Facebook, më 23 Maj 2016, ka një koment për 24-vjeçarin, “që të mos bëjë fjalë me kushërinjtë”.

Ndërsa i riu i përgjigjet:

Unë kot s’u bie në qafë, por kam një gjë, po me ngacmuan atëherë s’i lë rehat. Unë s’kam bëj, por ja që e kam këtë gjë”

Deri më tani ka dyshime se ai mund të fshihet edhe në ndonjë prej shpellave që ka në këtë zonë, ndërsa errësira e bën të vështirë lokalizimin e tij.

Përveç forcave të rendit, në terren janë marrë edhe qen të policisë.

Sakaq, nuk përjashtohet edhe mundësia që autori të jetë larguar përmes një rruge që të nxjerr edhe në autostradën Levan-Tepelenë.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com