Loading...

Lungomare kthehet në një skenë madhështore argëtimi dhe mikëpritje

Vlora sonte kthehet në një vend feste. Mbrëmjen e sotme, Lungomare do të kthehet në një skenë madhështore argëtimi dhe mikëpritje për vizitorët e shumtë që po kalojnë pushimet verore atje.

Kryetari i Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli, në një prononcim për mediat ka dhënë disa detaje për festën ku është shprehur se ,” eventi do të mbahet në në Lungomare, me një tavolinë të madhe të shtruar përgjatë gjithë Lungomares duke filluar nga ora 21:00 e mbrëmjes. Gjithashtu, në këtë festë do të performojë dhe këngëtari Alban Skënderaj, i cili është i ftuar special i kësaj mbrëmje. Kjo mbrëmje do t’i tregoi të gjithë pjesëmarrësve dhe mirëpritjen vlonjate”.

Leli shtoi se ”aktivitete do të ketë dhe në zonën e plazhit dhe do të jetë një super event dhe fal bashkëpunëtorëve dhe sponsorëve të shumtë. Sot është dita që unë të ftoj të gjithë qytetarët e Vlorës të bëhen pjesë e këtij eventi, të argëtohemi të gjithë së bashku deri në orët e para të mëngjesit duke shijuar ritmet e muzikës”.

Në fund, Leli tha se,”kjo festë është gjithashtu është një iniciativë e bashkisë së Vlorës për të promovuar bizneset. Të gjithë bizneset janë pjesë e kësaj feste. Turizmi nuk është vetëm plazh, diell dhe restorante të mira, por është dhe argëtim. Mbrëmja e sotme, do të promovojë një vlerë të shtuar të argëtimit për të gjithë ata që vizitojnë Vlorën këtë sezon”, përfundoi ai./atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com