[sgmb id=”1″]
Shqipëria është vendi i 13-të në botë me çmimet më të lartë për biletat ajrore.
Të dhënat janë bërë publike nga Flight Price Index, siti më prestigjoz në botë që krahason kostot e fluturimeve ajrore.
Sipas të dhënave, në Shqipëri çmimi i biletave të avionëve është 36.7 dollarë amerikanë për 100 kilometër, një nga shifrat më të larta në botë duke lënë pas edhe ekonomitë më të zhvilluara në botë, shkruan Syri.net.
Për krahasim, në Gjermani ku të ardhurat për frymë janë disa herë më të larta se san ë Shqipëri çmimi i biletave është 7 dollarë për 100 kilometra ose 5 herë më pak, ndërsa në Itali dhe Francë ato janë respektivisht 4 dhe 6.5 dollarë për 100 kilometra.
Në të gjitha vendet e tjera të rajonit, përvec Serbisë të udhëtosh me avion kushton deri në 15 herë më pak se sa në Shqipëri. Sipas të dhënave të Flight Price Index, qytetarët rumunë paguajnë vetëm 3 dollarë për 100 kilometra, ndërsa në Bullgari çmimi mesatar i biletave të avionëve është 3.18 dollarë për 100 kilometra.
Monopolet që grabisin shqiptarët
Mjafton një klikim i thjeshtë në internet për të parë skandalin e çmimeve të larta, që paguajnë shqiptarët, të cilët udhëtojnë me avion nga Tirana drejt vendeve të tjera.
Por pse qytetarët paguajnë më shtrenjtë kur udhëtojnë nga aeroporti Nënë Tereza? një nga aryset është numri i pakët i kompanive ajrore që fluturojnë drejt Shqipërisë.
Të dhënat tregojnë se numri i kompanive ajrore që bëjnë fluturime të rregullta në aeroportin e Tiranës është më i ulët edhe se sa ai i atyre që operojnë në Kosove, e cila ka një popullsi më të vogël.
Por veç kësaj, ajo që bën që çmimi i biletave në Shqipëri të jetë ndër më të lartët në Europë janë edhe taksat e larta. Për një biletë vetëm vajtje, një qytetarë që udhëton nga Tirana paguan 26.5 euro taksa, nga 12 euro që paguan një udhëtarë nga Korfuzi.
Por nuk mbaron këtu. Çmimit të kripur të biletave, përveç taksave i shtohet edhe çmimi i lartë i karburantit për avionet për shkak të ekzistencës së një operatori të vetëm aktualisht në Tirana International Airport. Çmimi mesatar i një litër nafte në aeroportin Nënë Tereza rezulton të jetë 25% më i lartë se në Paris.
Shërbimet e shtrenjta aeroportuale monopol të aeroportit të Tiranës për shkak të koncesionarit të vetëm gjerman, bëjnë që tregu shqiptar të mos jetë aspak tërheqës për kompanitë loë cost dhe charter. Për këtë arsye përqendrimi i kompanive të fluturimit në pak duar, bën që çmimet në Shqipëri të jenë ndër më të lartat në rajon, Evropë dhe më gjërë.