Është sezoni i specave dhe me to ju mund të gatuani receta nga më të ndryshmet. Mbushjen sot kemi zgjedhur ta bëjmë me fasule. E keni provuar? Çfarë prisni, merrni recetën…
Ja përbërësit: 5-6 speca jeshile; 250 gramë fasule; 2 qepë të prera në copa të vogla; 1 domate; Piper i kuq; Kripë; Piper i zi; Vaj ulliri.
Receta dhe përgatitja: Fillimisht lani fasulet dhe i vendosni të zjejnë në një enë me ujë me kripë, derisa të mos hapet lëkura e tyre. Më pas kullojini dhe lërini mënjanë.
Pastaj grini qepën dhe hidheni në një tigan me vaj për ta skuqur lehtë. Shtoni piperin e kuq në tigan dhe fasulet e ziera për t’i skuqur për pak çaste.
Hidhini kripë dhe piper sipas shijes. Përziejini mirë. Lani dhe pastroni specat, hiquni farat dhe mbushini me këtë masë të përgatitur nga fasulet dhe qepë.
Specave u hidhni përsipër edhe pak lëng nga ai i fasulevë të ziera. I shtroni në një tavë qelqi dhe i vendosni në furrë për pjekje me 200 gradë.