Kjo pamje në foton me poshte dhe me lart, nuk është as në Austri apo Gjermani, nuk është as në Spanjë, Skoci, apo Suedi, por është në Shqipëri. Foton dhe pershkrimin e ka publikuar se fundmi ne rrjetet sociale gazetari i njohur i ekranit shqiptar Denis Dyrnjaja, i cili shkruan:
“Është thjeshtë një mrekulli. Kjo mrekulli quhet Curraj i Epërm, një pikëtakim me Thethin dhe Valbonën. Është si një pikë uji në Oqean, kur mendon se kështu duhet të ishte 80% e Shqipërisë sikurse është 80 % e Bavarisë.
Po gjermanët “idiotë” i ruajtën pyjet, ndërsa ne të “zgjuarit” i zhdukëm. Çuam beton edhe në Valbonë, masakruam pyje e lumenj.
Pasi shtruam gjithçka poshtë me beton, tani kemi filluar te veshim edhe qiellin me beton, në vend që ta mbanim stolisur me pisha, ah, bredh, frashër e lis. Curraj i Epërm kaq madhështor, kaq i bukur dhe kaq jetësor.
Si një pikë uji e freskët në shkretëtirën më të re në Europë me emrin Shqipëri.