Loading...

Çifti po bënin fotot e dasmës në bregdet, papritur një zë i fortë i shqetësoi, ai braktis nusen dhe bën veprimin e pabesueshëm (fotot)

Po pozonte për fotot e dasmës sëbashku me nusen e tij, 32-vjeçaren Cindy Edwards, kur dëgjoi zërin e një gruaje që kërkonte ndihmë për një adoleshent që po përpëlitej në ujë.

Pa u menduar dy herë, 37-vjeçari Zac Edwards hoqi këmishën e dhëndrit dhe u hodh në ujërat e Plazhit Portokalli në Alabama të SHBA-ve.

Sipas “Daily Mail”, ai notoi për rreth 50 metra dhe arriti të shpëtonte 18-vjeçarin që po mbytej.

Për fatin e mirë të të riut, dhëndri punonte me rojat bregdetare amerikane dhe ishte në gjendje ta shpëtonte.

“Hoqa këmishën, por bashkëshortja ime më tha se nuk kisha kohë të hiqja edhe pantallonat”, tha Zac, i lumtur për vendimin që kishte marrë për t’u futur në oqean.

  

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com