Loading...

Shpërthen Meta: Rama donte ta merrte timonin i vetëm që në 2009, por…

[sgmb id=”1″]

Kreu i Kuvendit ne detyre, ish kryetari i LSI Ilir Meta, nga takimi elektoral i kësaj force politike në Kamzë, u shpreh i bindur se nuk eshte rastesi qe LSI renditet e para ne fleten e votimit dhe do te dale force e pare nga zgjedhjet e 25 qershorit.

Ai ka shpjeguar edhe koalicionin e vitit 2009 me PD, teksa tha se qe atehere lidershipi i PS donte ta merrte timonin e qeverise i vetem.

“LSI ka qenë në koalicion në 2009 me PD se lidershipi i PS refuzoi koalicionin me LSI, se donte ta merrte timonin që atëherë i vetëm, por LSI e bëri koalicionin me PD për stabilitetin e vendit dhe gjatë atyre katër viteve ka dy ngjarje madhore që do mbeten përgjithmonë, liberalizimi i vizave dhe tjetra nga gazsjellësi TAP, një nga veprat më të mëdha për të ardhmen e Shqipërisë. A ka qenë LSI në koalicion me PS? I ka vënë vetëm një kusht, kur ka prishur kontratën ne menyre te rregullt me PD, të votonte 3 ligjet për integrimin evropian që i kishte bllokuar para zgjedhjeve të vitit 2013 dhe asnjë tjetër.

ne kemi qenë ehe në koalciion me PD edhe me PS, por si garanci e stabilitetit të vendit, të qeverisjes. Po cfarë kërkon LSI tani? Po, LSI as në 2009 as në 2013 nuk ka pasur drejtimin e qeverisë ndaj kërkon të jetë forcë e parë që të ketë drejtimin e qeverisë që të forcojë stabilitetin e vendit dhe të cojë përpara reformat, në mënyrë që qeveria të jetë shembulli i transparencës, që pasuritë natyrore të vendit të mos jepen fshehurazi dhe në mënyrë të dëmshme për interesat madhore të vendit”, tha Meta.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com