Loading...

Patate të mbushura me mish pule dhe hudhër, ja si ta gatuani në pak minuta

Në këtë artikull do t’ju mësojmë se si të bëni specialitetin e Lindjes së Mesme: patate të mbushura me mish pule dhe hudhër.Përbërësit:

2-4 patate; 4 thelpinj hudhër; mish pule i copëtuar; lëngu i një limoni; përzierje erëzash; pak më shumë se çerek gote kos; pak më shumë se çerek gote salcë domateje; vaj ulliri; kastravec turshi.

Receta dhe përgatitja: Fillimisht qëroni patatet dhe me një lugë i hiqni pjesën e brendshme, duke krijuar një zgavër që do të mbushet më vonë.
I skuqni derisa të marrin një ngjyrë kafe në të artë. Merrni copa mishi pule dhe futini në një qese. Shtrydhini sipër lëngun e një limoni.

Shtoni më pas 2 lugë gjelle me përzierje erëzash (piper i zi, qimnon, spec i kuq, koriandër, karafil, arrëmyshk dhe kardamom). Shtoni 4 thelpinj hudhër dhe kos sa 1/3 e gotës. Hidhni salcë domateje sa 1/3 e gotës dhe vaj ulliri (sipas dëshirës).

Pastaj mbylleni qesen e kuzhinës dhe përziejeni duke e tundur. Këtë përzierje duhet ta piqni për 30 minuta në temperaturën 200 gradë. Pasi të jetë pjekur, mbushni patatet me këtë përzierje. Sipër vendosni kastravec turshi të prerë në copa të vogla. Ju bëftë mirë!

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com