[sgmb id=”1″]
Dhënia e lejeve për ndërtimin e HEC-eve në luginën e Valbonës, një nga atraksionet kryesore të turizmit malor në Shqipëri, ka bërë shumë bujë nga personat që e kishin vizituar e ishin kundër, por edhe për banorët e saj të cilët e çuan çështjen në gjykatë muaj e muaj më parë.
Shoqata ‘Toka’ e përfaqësuar nga 27 banorë të komunës Margegaj të Tropojës, me kryetare Znj.Cathrin Bon kërkoi pezullimin e punimeve për ndërtimin e HEC-eve, por kjo nuk ka mjaftuar.
Gjykata Administrative ka rrëzuar kërkesën e tyre për pezullimin e punimeve me argumentin se këto ndërtime nuk cënojnë ambjentin dhe shëndetin e banorëve, ndërkohë që banorët këmbëngulin se ato dëmtojnë biodiversitetin dhe turizmin.
“Do e ankimojmë vendimin. Është i padrejtë. Kemi paraqitur prova, raporti i vlerësimit do të jetë më vonë. Çdo punim është në shkelje të ligjit. Është zonë e mbrojtur. Jemi përballë me mohimin e institucionit për vënien e infomacionit në dispozicion”, ka thënë avokati i banorëve.¨
Seanca e radhës për HEC-in e Valbonës u caktua në datën 14 qershor ndërsa banorët deklarojnë se çështjen do ta çojnë edhe në gjykatat ndërkombëtare.