Loading...

Aksidenti tragjik, flet mjeku i urgjencës: Vajza rëndë, nëna e kaloi rrezikun

Mjeku i Urgjencës në Spitalin e Traumës, Rasim Madani përditëson informacionin mbi gjendjen  shëndetësore të nënës Valbona Ndreut dhe vajzës së saj të vogël 6 vjeçare.

‘Nëna dhe vajza e mitur jashtë rrezikut për jetën’ tha mjeku për Ora News.

Vajza e mitur do ti nënshtrohet një ndërhyrjeje neurokirurgjikale. Edhe gjendja shëndetësore e nënës së vajzës, Valbona Ndreu nuk paraqet rrezikshmëri.

Nëna 29 vjeçe dhe vajza e saj e vogël vetëm 6 vjeçe ndodhen në trajtim intensiv në spitalin e Traumës në Tiranë dhe ende nuk mund të thuhet nëse janë jashtë rrezikut për jetën, bëri të ditur Drejtori i Spitalit të Traumës, Arben Zeneli.

Valbona Ndreu dhe vajza e saj e vogël 6 vjeçe u përplasën nga një makinë mëngjesin e sotëm tek shinat e trenit në rrugën e Kamzës, ndërkohë vajza tjetër e gruas, vetëm 7 vjeçe humbi jetën në vendngjarje.

Aksidenti u shënua rreth orës 08:40, makina e cila drejtohej nga Rozina Koleci, 38 vjeç fillimisht ka përplasur një biçikletë më pas është përplasur me nënën dhe dy vajzat dhe përplasja e fundit ka qenë me një furgon.

Policia ka ndaluar drejtuesen Rozina Koleci./oranews

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com