[sgmb id=”1″]
Xhulia Zyfi një efektive e policisë së shtetit, 26-vjeç nga Pogradeci pësoi hemoragji gjatë kohës që ndodhej në Akademinë e Sigurisë, por edhe pse ka qëndruar nën kujdesin e mjekëve për 3 javë me radhë, nuk ka mundur të mbijetojë, duke humbur betejën.
26-vjeçarja ka ndërruar jetë në mëngjesin e sotëm në spital, pasi prej 5 ditësh ishte në gjendje kome.
Zyfi kishte marrë gradën nënkomisare përgjatë studimeve dhe shërbente prej 5 vitesh në radhët e policisë së shtetit.
Pas bërjes publik të lajmit, dhjetra kolegë kanë shprehur ngushëllimet për humbjen e koleges së tyre në fillimet e ëndrrës së saj për t’u bërë një oficere e zonja