Loading...

Ja cfarë zbuloi policia në fshatrat e zonës pranë lumit të Vlorës

Kanë rinisur operacionet kundër kultivimit të kanabis-sativës në vend. Rreth 20 parcela me hashash u zbuluan nga policia në fshatrat e zonës pranë lumit të Vlorës .

Mësohet se forcat e antidrogës të policisë së Vlorës konstatuan parcelat pas patrullimit me helikopter në fshatrat e thellë të Lapardhasë, Kuçit, Gjormit dhe Treblovës.

Aktualisht, sipas të dhënave të para, forcat policore kanë nisur një operacion të gjërë në terren për zbulimin dhe sekuestrimin e parcelave. Nga ana tjetër priten dhe arrestime te kultivuesve nje pjese e te cileve jane identifikuar.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com