Shrkuan: Sahide Dedushi
Lufta e vitit 1998-99 mbetët një nga ankthet më të frikshme ndër vite. Ishte data 28 e muajit shkurt të vitit 1998 që solli netët pagjumë e ditët pa fund. Tanke dhe artileri të rënda u futen brenda në vatrat tona për të mbjell terorrin që me vite po e kujtojmë. Nuk u kursye as fëmija në djep, e as plaku i sëmur gjithçka mori dhenë. Ajo çka ne quanim shtëpi u bë shkrumb e hi.
Për të mos u takuar me agresorin popullata e pafajshme dhe me plotë frikë morën rrugën për tu largua nga e keqja që kishte “kapur” e kishte filluar të zotëronte gjithçka. Fëmijë, gra, burra e të moshuar, disa këmbëzbathur e disa gjysmë të zhveshur lënë pas gjithçka e mbi rrugët të mbuluara me dëborë u larguan për të jetuar.
Krismat tashmë ishin e vetmja “muzikë” që mund të dëgjoje në çdo hap ndjeje rrezikun dhe e mendoje më të keqen, vaji fëmijëve jehonte në fusha e male.
Kolona të gjata e të stërmbushura ishin pafund sikur ishte bërë një lumë i zi mes fushave e maleve dhe po ecte në një drejtim të panjohur të gjallët me lot në sy e me zemra të bëra copash po varrosnin të vdekurit duke i lënë të pushonin por jo të qetë. Sytë e plakut ishin mbushur me lot e shikimi i ishte mjegulluar nga dhimbja dhe trishtimi teksa po u jepej lamtumira e fundit dëshmorëve të rënë për lirin e atdheut.
Pikëllimi i kishte “përqafuar” të gjithë asgjë më nuk ishte si më parë, gjithçka ishte rrënuar e futur thellë në netët plotë errësirë. Tashmë kjo gjendje ishte bërë e padurueshme, vazhdimi i shtypjes, vrasjeve, persekutimeve të popullsisë bindi shqiptarët se vetëm rezistenca e armatosur do ta ndryshonte këtë situatë të tmerrshme e të rënduar.
Si doli në skenë UÇK-ja?
Me datë 22 prill 1996, katër sulme u ndërmorën ndaj personelit të sigurisë serbe në disa pjesë të Kosovës. Këto sulme u cilësuan si sulme të panjohura, por që sulmet u morën përsipër nga një organizatë e panjohur në atë kohë e quajtur “Ushtria Çlirimtare e Kosovës” (UÇK).
Natyra e kësaj ushtrie “misterioze” mbetej e panjohur nga ndërkombëtarët. Sulmet e kësaj ushtrie u shtuan , ku si qendër kishin luginën e Drenicës në afërsi të vendbanimit të Adem Jasharit.
Por një “bishë” e vendosur ndër male brenda “zemrës” së Kosovës po priste “damarët” e saj, dhe nuk po pyeste apo priste fare të mendonte se fëmija nuk mund të kapte armën dhe ti kundërpërgjigjej ashtu si e meritonte.
Shqiptarët iknin nga Kosova me lot në sy!
Një ngjarje tjetër goditi Kosovën, e cila shkaktoi një irritim të thellë në vendet e perëndimit. 5 marsi i vitit 1998 solli vrasjen masive të 60 shqiptarëve. Tashmë ishte koha që bota të “hapte sytë” e të thoshte ndal.
Karvanë të mëdha me shqiptar ia mësyn jetës së mërgimit, trena të mbushur e të gjithë të vendosur në dritare duke bërë me dorë për të përshëndetur dhe sikur jepnin mesazhin se ata do të ktheheshin, por sapo kjo katrahurë dhe dhimbje të merrte fund.
Lotët rridhnin lum e gjaku tashmë ishte vendosur mbi dhe, duke skuqur çdo gjë e kjo skuqje përfundoi në çdo fytyrë të çdo lideri botëror që nuk po merrte mundin të ndalonte këtë gjenocid që po merrte jetra fëmijësh e po ua ndalte buzëqeshjen, ëndrrat po u a linte në gjysmë.
Lufta u mori gjithçka u mori kujtimet, harenë, shtëpitë, e mbi të gjitha u mori jetët, kthimi më nuk ishte aq i shumë pritur të gjeje të dashurit e tu nëpër rrugë të zbathur e të gjakosur kjo nuk ishte ajo çka ata e pritën.
Sot pas 19 vjetësh akoma i kujtojmë dhe i jetojmë ditët dhe netët plot ankth dhe trishtim.
/infopress/