Loading...

Po hynin në Shqipëri, bllokohen në doganë veshjet “firmato”, ja çfarë do blinit me çmime marramendëse

Një sasi e madhe malli të falsifikuar të cilat do të hynin në Shqipëri për tregun vendas është bllokuar nga doganierët grekë. Pothuajse një dyqan i tërë me rroba të falsifikuara janë bllokuar në doganën e Kakavijes. Plot 62 mijë të brendshme meshkujsh janë bllokuar si mallra jo origjinale. Sipas shtypit grek, rrobat false i përkasin firmave të ndryshme, si Adidas, Calvin Klein, Versace dhe Dolce and Gabbana. Autoritetet doganore greke zbuluan se marrësi i porosisë është një person në Shqipëri, i cili do t’i hidhte rrobat në shitje në tregun shqiptar.

Për këtë rast, zyra doganore do të kontaktojë me kompanitë e sipërpërmendura për mallrat e falsifikuara që mbajnë emrat e tyre, për të proceduar me shkatërrimin e tyre ose jo. Në doganën e Kakavijes janë sekuestruar gjithashtu edhe mallra të tjera të përbëra nga një material i ndaluar, që ka rrezik për shëndetin publik dhe mjedisin.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com