Loading...

Nuk pranuan ti shërbejnë alkool, shqiptari i vë flakën lokalit

E ndërsa ishte mësuar me një zakon tjetër në Shqipëri, një shqiptar ka reaguar keq teksa ndodhej në Itali, ku iu refuzua ti shërbehej alkool. 29 vjeçari me origjinë nga Shqipëria ka kryer një akt vandal në njërin prej lokaleve të natës në qendrën e qytetit të Casale Monteferrano-s, në Itali, akt i cili mund t’i kushtonte jetën shumë personave.
I riu shkoi për të pirë në lokal dhe pavarësisht se banakieri i kishte dhënë disa gota, më tutje situata ka përshkallëzuar.

Punonjësi ka refuzuar t’i japë të tjera pije alkoolike shqiptarit, i cili dukshëm është nervozuar, aq sa i ka vënë akën lokalit. Menjëherë është thërritur zjarrkësja, punonjësit e të cilës kanë arritur të shuajnë shpejt akët, duke minimizuar dëmet. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet mbi të riun shqiptar. Dëmet e regjistruara kanë qenë vetëm materiale dhe kanë shkuar në rreth 500 euro. Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme/korrieri

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com