Loading...

Shkon mik te e motra e i vjedh eurot, pas kontrollit në banesë “i hapen” të tjera telashe

Një i ri i cili kishte shkuar për vizitë tek shtëpia e motrës së tij, i ka vjedhur asaj një sasi të konsiderueshme eurosh. Ngjarja ka ndodhur në një banesë në Fier, ndërsa gjithçka ka ndodhur është denoncuar nga e motra. Në kontrolli i policisë në shtëpinë e vëllait hajdut janë hapur të tjera telashe për të. Policia në banesën e tij gjeti dhe bllokoi një sasi fishekësh dhe kanabis.

Njoftimi
Më datë 06. 08. 2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallë së Parë Fier, për shtetasin G. Ç., vjeç 32, banues në Fier, pasi i ka vjedhur në banesë një sasi eurosh motrës së tij, shtetases A. Gj. vjeçe 29, banuese në Fier. Nga kontrolli i ushtruar në banesën e tij, iu gjetën e iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale disa fishekë dhe 4.3 gr., bimë e dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sativa. Nenet 283/1, 134 dhe 278/2 të Kodit Penal.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com