Kultivimi dhe tregtimi i bimëve medicinale janë një mundësi për zhvillimin e ekonomive rurale, si produkte që orientohen lehtësisht drejt eksportit.
Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Niko Peleshi sjell një histori suksesi, ndërsa nxit kultivimin e bimëve medicinale.
Ai sjell shembullin e Gjovalinit nga Malësia e Madhe, i cili as që e mendonte se do të pushtonte tregun amerikan kur e nisi punën si kultivues bimësh medicinale.
Pas 4 vitesh ai kultivon 80 ha dhe ka të punësuar 30 familje. Prodhimi i tij shkon i gjithi në Amerikë dhe dëshira për t’u rritur qëndron akoma si ditën e parë.