Loading...

Vjen lajmi i rëndësishëm për shqiptarët emigrantë në Greqi, dokumentet…

Emigrantët shqiptarë që humbën apo pësuan dëmtime të dokumenteve të identifikimit gjatë zjarreve vdekjeprurese qe rane në 23 korrik në Attiki të Greqisë, duhet te dine se shpenzimet do tu mbulohen nga ambasada shqiptare në Athinë.

Lajmin e bën me dije ambasada shqiptare ne rrjetet sociale, ku shpjegon dhe vendimin e ministrit Ditmir Bushati.

“Njoftojmë shtetasit shqiptarë të cilët humbën apo iu dëmtua dokumentacioni identifikues (pasaportë – kartë identiteti) gjatë zjarreve të 23 korril në – Attiki se me vendim të Ministrit z. Ditmir Bushati, të gjitha shpenzimet administrative për zëvendësimin e tyre do të mbulohet nga Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Athinë”, thuhet në njoftimin e ambasadës shqiptare në Athinë, në Facebook.

Të interesuarit mund t’i drejtohen për fillimin e procedurave të aplikimeve për pasaportë ambasadës shqiptare atje. Ndërkohë që në dispozicion nga autoritetet shqiptare në Greqi është vendosur dhe numri i telefonit: 210-6876215./korrieri

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com