Loading...

Edhe biznesmen, edhe pronar, edhe trafikant. Shikoni si e pëson shqiptari në Itali

E ka pësuar keq një sipërmarrës shqiptar në Itali i cili është dënuar me 4 vite burg për trafik droge.

Ai quhet Aleksandër Zotaj,  e ka qene ish-pronar i një salloni bukurie në Rimini dhe aktualisht ortak në këtë biznes.

Procesi ndaj tij u zhvillua me gjykim të shkurtuar, pasi Zotaj kishte pranuar krimin.

Sipërmarrësi shqiptar ishte kapur me kokainë. Ai e kishte fshehur drogën pranë makinës së tij të parkuar, dhe këtë gjë e vuri re një inspektor i policisë bashkiake.

Autoritetet thanë se kokaina ishte 80% e pastër dhe Aleksandër Zotaj u dënua për posedim dhe shitje droge./korrieri

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com