[sgmb id=”1″]
Një nënë e re ka shpërndarë online fotot e tmerrshme, ku duken plagët që ajo pretendon se ia ka shkaktuar i dashuri në Uells.
22-vjeçarja Jenna Louise Thomas, 22, publikoi në Facebookun e saj sytë e nxirë, gërvishtjet në fytyrë dhe pjesë të tjera të trupit.
Ajo pretendon se është me fat që është gjallë pas dhunës së paprecedentë të të dashurit, dhunë e cila nisi në krevat dhe vazhdoi edhe në rrugë jashtë shtëpisë së saj, kur ajo u përpoq të largohej.
“Wales Online” tha se policia është vënë në kërkim të Jamie Webber në lidhje me sulmin e dhunshëm.
Në postimin e saj në Facebook, Jenna iu lut të gjithëve të njoftonin policinë nëse e shikonin gjëkundi ish-të dashurin e saj.
“Ky është rezultati i asaj që Jamie Webber më ka bërë mua për absolutisht asgjë.”
“Ju lutem ndihmomëni dhe telefonojini policisë. Unë pothuajse vdiqa, fatmirësisht jam gjallë. Por jetoj me frikë dhe kam nevojë për ndihmë, djali im i shkretë duhet në flejë në krevatin e tij. Ne kemi nevojë të jemi të sigurt.”
Postimi në Facebook i nënës së re u shpërnda mijëra herë dhe tashmë është përfshirë edhe policia.