Loading...

Shqipëria hyn në fazë delikate, ja çfarë paralajmërojnë meteorologët për këtë javë

I nxehti afrikan prej disa ditësh ka përfshirë dhe vendin tonë dhe do të zgjasë deri më 20 gusht. Temperatura pritet që të rriten ndjeshme këtë javë. Meteorologia Elsona Gjoni, thotë se dita më e nxehtë e kësaj jave do të jetë  e mërkura ku termometri do të kapë 38 gradë C, ndërsa qytetet më të prekura nga vapa do të jenë Berati, Kuçova, dhe Elbasani.

Dita e djeshme në rang vendi ka kapur vlerën 36 gradë C, ndërsa në Tiranë ka kapur 34 gradë C. Do kemi një mot pjesërisht të kthjellët. Temperaturat të larta, nga 21-34 gradë në bregdet. Edhe nesër e njëjta situatë ku do kemi masa ajrore të qëndrueshme, mot me diell. Rritja do të jetë graduale deri në fundjavë. Piku do të arrijë të mërkurën, vlera maksimale do t’i kalojë 38 gradë C. Temperaturat e larta do të ndihen më shumë në zonat e ulëta si Berati, Elbasani, Kuçova, por në disa ditë edhe në Shkodër dhe Kukës”, tha Gjoni.

E pyetur sesi do të vijojë të jetë moti në ditët e tjera, dhe a do të ketë ditë më të nxehtë se e mërkura, Gjoni u shpreh: “Kjo javë, e mërkura parashikohet të jetë në vlera maksimale. Mbetet për t’u parë deri në fund të gushtit si do të jenë temperaturat.” Gjoni ka shpjeguar edhe zërat për një situatë alarmante me motin në Shqipëri, ajo ka thënë se temperaturat janë normale. Temperaturat janë normale deri tani për vendin tonë deri në 38 gradë C, deri në 41 gradë C- 42 gradë C, s’ka problem.

Meteorologia Gjoni ka thënë se temperaturat që kanë përfshirë Spanjën apo Portugalinë, nuk kanë rrezik të jenë edhe në vendin tonë. “Jemi të ndikuar nga masa ajrore mesdhetare, vlerat e shënuara në Spanjë s’prekin vendin tonë. Pushimet, përsa i përket bregdetit, është i favorizuar, mot me diell, era e lehtë. Në jug ka patur erë në pasdite. Masat ajrore të qendrueshme, moti do jetë me diell, me vranësira të paketa”, tha ajo.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com