Zemërimi i Donald Trump bie sërish mbi mediat që, sipas tij, po publikojnë lajme të rreme duke i cilësuar si “të rrezikshme dhe të neveritshme” dhe si një instrument për të përhapur “një përçarje të madhe dhe mosbesim”, sipas një postimi në rrjetin social Twitter
“Lajmet e rreme mund të shkaktojnë edhe luftëra ”, theksoi Trump në një postim në Twitter duke e cilësuar shtypin si “armikun e popullit”.
Presidenti amerikan, Donald Trump ka pranuar gjithashtu se djali i tij kishte takuar një avokate ruse për të marrë informacione për kundërshtaren e tij në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016, Hillary Clinton duke e cilësuar si plotësisht të ligjshëm këtë takim, të cilësuar herë pas herë nga media si një përpjekje për ndërhyrje të Moskës./atsh