Një person që ishte duke përshkuar në lumin Erzen pranë qytetit të Shijakut ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Viktimë ka mbetur Arben Qose, 50 vjeç.
Mësohet se viktima ka qenë duke peshkuar me kosh, ndërsa dyshohet që të jetë bërë shkak ndonjë takim elektrik që i ka marrë jetën.
Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor për të bërë të mundur përcaktimin e shkaqeve të kësaj ngjarjeje.