Loading...

ZVICËR – Vdesin 20 persona për shkak të rrëzimit të një avioni në Alpe

Vdesin 20 persona për shkak të rrëzimit dje të një avioni të tipit “Junkers Ju-52” në Alpe në Zvicrën qendrore, njoftuan forcat e policisë në një konferencë për shtyp.

Avioni i përkiste kompanisë që ofronte udhëtime turistike “Ju-Air” dhe u rrëzua dje në pjesën perëndimore të malit Piz Segnas në lartësinë 2 540 metra.

Avioni mbante 17 pasagjerë dhe tre anëtarë bordi.

Helikopterë të shumtë janë në terren për të ndihmuar forcat e shpëtimit.

Njoftimi për këtë rrëzim erdhi vetëm pak orë pasi një avion i vogël ishte rrëzuar rreth 10 kilometra në jug të Lucernës në Zvicrën qendrore, ku kanë mbetur të vdekur katër anëtarë të një familjeje. /atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com