Loading...

Vlorë/ Dhunoi bashkëshorten fizikisht në prani të fëmijëve, arrestohet 34 vjeçari

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë, në zbatim të plan masave të marra për evidentimin dhe parandalimin e ngjarjeve të cilat mund të përshkallëzohen deri me pasoja të rënda, kanë bërë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasit:

Ardian.Sh., 34 vjeç, banues në Vlorë.

Ky shtetas në lagjen “24 Maji”, në banesë, si dhe në prani të fëmijëve ka ushtruar dhunë fizike duke i shkakëtuar dëmtime bashkëshortes së tij shtetases N.Sh., 32 vjeçe.

Materialet hetimore do t’i referohen Prokurorisë pranë Gjykatës së shkallës parë Vlorë, për vepren penale ”Dhunë në familje, në prani të fëmijëve”, parashikuar nga neni 130/a/4 i Kodit Penal.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com