Ditën e sotme një helikopter privat u rrëzua në Korçë. Ngjarja ndodhi në lagjen nr.6 të qytetit paraditen e sotme, ku teksa u mundua të ulej helikopteri u perlpas me një pemë dhe u rrëzua. E nga raportimet e para u mësua se helikopteri, i cili ishte ishte faturuar nga një i ri, që do të merrte nusen në Korçë ka pësuar avari në motorr dhe si pasojë piloti ka kryer ulje të detyruar.
Policia e Korçës jep informacionin zyrtar lidhur me ngjarjen.
Ja njoftimi i policisë: Më datë 05.08.2018, në afërsi të vendit të quajtur Kryqëzimi i Ersekës pranë Unazës në Korçë, si shkak i një manovrimi të gabuar në ulje, është rrëzuar në një shesh pushimi, helikopteri i një shoqërie private me pilot shtetasin A.L dhe pasagjer shtetasin G.H.
Për pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale të helikopterit.Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./korrieri