Ka degjeneruar në dhunë sherri mes një shqiptari dhe një familje italianësh në Milano. E mesa duket shkak është bërë zhurma e padurueshme që shqiptarët ishin duke bërë teksa po transportonin plaçkat, pasi ishin duke u shpërngulur nga ajo banesë në një tjetër.
Sipas mediave italiane shqiptari 46 vjecar në mënyrë të pandërprerë i thërriste me zë të lartë të birit, teksa e udhëzonte për transportimin e orendive.
Por kjo duket ka bezdisur fqinjët e tij, pasi zonja nga hyrja tjetër doli dhe kërkoi të mbanin qetësi. Shqiptari nuk ia përtoi e shtyu dhe i tha të shihte punët e saj dhe të futej brenda.
Por gruaja nuk e la me kaq, por iu ankua burrit, i cili doli të ankohej te shqiptari. Kaq ka mjaftuar që të plaste sherri, shqiptari e kapi 75 vjecarin italian dhe i këputi një grusht. Ai u rrëzua duke përplasur keq kokën dhe tashmë ndodhet në rrezik për jetën në spital, kurse shqiptari përfundoi pas hekurave.