[sgmb id=”1″]
Finalja e Ligës së Kampionëve ndërmjet Juventusit dhe Real Madridit pritet të jetë vendimtare edhe për fituesin e “Topit të Artë”.
Gianluigi Buffon dhe Cristiano Ronaldo po cilësohen si dy favoritët kryesorë për të fituar “Topin e Artë” këtë sezon.
Ronaldo këtë edicion ka luajtur 45 ndeshje, duke shënuar 40 gola, dhënë 12 asiste dhe fituar tre tituj, La Ligan, Superkupën e Evropës dhe Kupën e Botës për klube.
Buffon këtë edicion ka luajtur 42 ndeshje, ka bërë 90 pritje dhe ka pësuar 28 gola, duke fituar dy tituj, Serie A dhe Kupën e Italisë.
Në rast se e fiton Ronaldo, kjo do të ishte hera e dytë radhazi dhe e pesta në karrierë, duke u barazuar kështu me Leo Messin.
Në anën tjetër, nëse e fiton Buffon, italiani do të bëhej portieri i dytë që e fiton “Topin e Artë” pas rusit Yashin.