Një 12-vjeçar, me arushin e tij të preferuar në dorë, Carlos Antonio Santamaria do të shkojë të hënën në universitetin UNAM për të zhvilluar studime të fizikës biomjekësore, duke u bërë studienti më i ri që hyn në këtë universitet prestigjoz të qytetit Meksiko.
“Objektivi im kryesor është (…) që të mësoj elementet bazë që mjekët dhe biologët të mund të zgjidhin problemet tona biologjike”, shpjegon Carlos përpara një pylli me mikrofonë dhe kamera, gjatë një konference për shtyp në UNAM.
“Nëse arrijmë të prodhojmë një qelizë që është në gjendje vetëmjaftohet, organ për organ, atëherë mund të shërojmë të gjitha sëmundjet”, shpjegon ai duke buzëqeshur, ku i dallohen dhembët e qumështit që sapo i kanë rënë.
Ky student që ka aftësi të larta konjitive, sipas UNAM-it, do të fillojë të hënën studimet e fizikës biomjekësore, por ai nuk pëlqen që ta cilësojmë një “gjeni”.
“Nëse shoqëria me të rriturit për atë është e këndëshme, marrdhëniet me fëmijët e tjerë janë pak më të vështira”, tregon 12-vjeçari.
Ai është përballur me një mjedis “të ashpër” në shkollat që ka kaluar para se, më në fund, të fitonte diplomën në Institutin Kombëtar të Edukimit për të Rritur, duke zhvilluar provime që janë për studentë të moshave më të mëdha. /atsh