Ku e ke ‘ te bekuaren ‘?
Ishin perbetuar qe gjithmone do te benin kete gje ndaj njeri-tjetrit:
“Ai do t’i priste asaj thonjte e kembes cdo here, e di…!” Po mendon se j’a kish kerkuar kete per te treguar nenshtrim,por jo,nuk e kish mesuar kurre formen qe duhet te kishin, edhe pse e rritur mes sfilitjes dhe varferise,gerryerjes se stomakut,priste darken qe i ati te sillte miellin e corbes se ngrohte.Ai i derrmuar,me rrudhat ne fytyre e djersen e kripte te punes, thoshte ;
“Mos u gjendshin…me zhvaten kohen qe do te kaloja me henezen time qe me ndricon erresiren ku jam zhytur.” Ne tulatje qante,qe pervec puneve te shtepise,nuk mund t’a ndihmonte te fitonin edhe disa qindarka per ndonje ushqim shtese ne rastet e festave.”Fati deshi qe ajo te njihte djaloshin qe e deshi te pervuajturen dhe i sherbeu derisa…” Ah po,betimi ! Ai kish mesuar t’i priste ata persosmerisht, c’do here i shpjegonte asaj si duhej bere; Ata thonje,nuk duhet t’a gervishtnin trupin e tij,te ndaluara ato…qe e vrisnin ate kembe qe ai e puthte cdo here qe e kerkonte dhe gjente ngushellim midis gishtash duke i prekur nje nga nje,i numeronte sikur te shumoheshin ne sekonta, duke ndier ate pakez arome djerse te njome e afshndjellese, e ajo nuk i thoshte asnjehere jo.E kishte mbajtur premtimin derisa nje dite ajo u largua, me shenimin poshte deres;” Do te jete dikush tjeter ai qe do me shoqeroje e do me perplase ne surrat deren e varrit nje dite,e une do te hesht ne vetmine time,mund te jetosh edhe pa mua.” Vuajti ai,ku gabova,pyeste edhe me ze! Ishte ajo qe e shkeli ne bese duke i ‘lene ato duart e tij te medha’ pa ferkim… kushti qe ajo j’a atribuonte kohen atij,pas cdo pune, ‘perveshjeje’,ajo j’a adhuronte ate kercitje gishtash,sikur per te treguar qe cdo pune e kaluar ne duart e tij,ishte e nisur dhe e bitisur me themeli.” Nuk deshi qe ai t’i vihej pas e t’a merziste. J’a shkuli prej shpirti dashurine dhe e hodhi tutje per 5 vite me radhe! Ai e priti,e ajo,ne nje menyre tjeter,paksa ne detyrim! Nuk dinte nese ai do e pranonte me! Vec kur u pane,ndjene se ‘mizat trupore tashme duhet ti vriste vetem ai ,gjahtari qe ajo e kish lejuar dikur dhe sot,ne ate dhomez te vogel e qe pluhuri e kish renduar ajrin,por…” “Ishin dashuruar gjithmone ne zhurme!”
Kete here ai nuk e beri ate ‘perveshjen e zakonshme'(kercitjen e gishtave),por shpejte filluan te pipetinin ato zhurmat e vogla prej puthjesh e lazdrimesh vend e pavend! Çarçafet e shtellungosur prej ‘rrokullisjesh te tepruara’ i vrisnin si gunga,si per te treguar qe ; ‘Na keni munguar ju te dy!” I leshoi ne toke dhe me duart filloi ne ‘zberthime…’ pas nje ‘rrekjeje’ te parezistueshme!
Ishin…; ” Nje zberthim,dy!”.
“Ne zberthimin e dyte, nuk i celi syte,por i shtrengoi me forte, me nje vetebesim mashkullore e hijerende,duke i besuar ‘instiktit primitiv’!
“Ne zberthimin e pare,syte e pergjumur me pare, pas rreshkitjeve te pasme te duarve e te perparme… u zgurdulluan me nje esëllitje qe…” Sikur t’i qe ndalur frymemarrja! Ndjeu qe njera dore i qe ‘mbushur plotazi’ e tjetra…!Jo,nuk jam i vetedijshem!
“Nga kish bredhur ashtu ajo njera,qe ishte bosh?” U lodha ne hamendesime,tregome …!
‘U larguan’,ajo e ndjeu çalitjen!” Çeli syte ai,per te kuptuar
‘Persene e Nastradinit’,
me duart akoma ne mbivendosje…” Ajo ja largoi,ai ‘u zgjua’, ‘ rrekja’ qe u duk para atyre çasteve ,u shenderrua ne nje ‘ujk te babezitur per mish’,si te kish vuajtur kohesh nga dimri i gjate e i acarte,kerkonte poshte ‘germadhave ushqimin’ qe do t’a bente t’e kalonte te ftohtin, duke i dhene pak dhjame nga i saji nen lekure,e ai s’do te ulerinte me ne gjysmehenen si kopeja!”
E pyeti ne britma :
“Ku eshte sisa ime?! ”
“Ajo e bekuar…
qe Zoti e krijoi per te na rritur,
e per te mbushur keto duar!”
Kanceri i kish marre nje pjese trupi,jo shpirtin,ajo e kish kuptuar dhe do t’a vazhdonte jeten aty ku e kish lene,por…
A do ta donte me ai
‘Kete Trup’,
qe deri pak çastesh e terbonte?!
Ja mori te dyja duart, j’a leshoi siper qenies se saj,
me nje dridhje te vogel zeri i tha : “…eshte po e njejta…”
Fjori Hysa