Loading...

Laberia eshte Liri Eshte keng polifoni Sup me sup me histori I ka ven pikat mbi i./Nga Feti Brahimi

Eshte tradite ne Laberi
Te flitet me rapsodi
Qofte edhe dhe nje bari
I ben vargjet dy e dy
Ne mal kur vete me dhi.
Laberia flet me bejte
Miqve nuk u mban sekrete
Flet per halle flet per derte
Flet per male flet per dete
Per gezime dhe ziafete
Per tronditje dhe termete
Per tribuna parlamente
Nuk pranon fjalen peqe
E ka mendjen ne dyfeqe
Ne kerrabe dhe ne sherqe
Flet per shtete kontinente
Dhe per qeveri lanete
Qe vijne si aksidente
Qe futin duart ne xhepe.
Kam degjuar qe te thon
Se kjo Laberia jone.
Si Skocia perngjason
Çe dua Skandinavine
Danimarken dhe Skocine
Kur kam timen madheshtine
Kur kam timen bukurine
Kur kam trimen, Laberine?
Laberia eshte bukuri
Laberia eshte velesi
Laberia eshte ezhderha
Laberia eshte marshalla
Laberia eshte Liri
Eshte keng polifoni
Sup me sup me histori
I ka ven pikat mbi i.
“Feti Brahimi”

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com