Gjatë kontrolleve të ushtruara sot në rajonin e jugut nga Task Forca Kombëtare e Energjisë është kapur “gafil” vetë vëllai i drejtorit të të njësisë së OSHEE për qytetin, Rezart Hoxha.
Task Forca Kombëtare e Energjisë, ka konstatuar se në lokalin e shtetasit Dritan Hoxha, vidhej energji elektrike. Lokali ndodhet në qendër të qytetit të Gjirokastrës. Rasti është referuar në Prokurorinë e Gjirokastrës.
Shprehja tipike “Bëj si them unë, mos bëj si bëj unë”. Gati e pabesueshme që vëllai drejtor që kërkon nga të tjerët të mos vjedhin energjinë, të mos e dijë që vidhet nga vetë vëllai.
Në kuadër të sezonit turistik, ku ndodhin edhe abuzimet më të mëdha, Task Forca Kombëtare e Energjisë po vepron me “dorë të hekurt” në zonën e jugut kundër paligjshmërisë.