Policia italiane ka vënë në pranga një 34 vjeçar shqiptar, i kërkuar dhe akuzuar për vjedhje dhe grabitje prone. Ndaj tij gjykata kishte vendosur arrest shtepie. Ai quhet Auglent Lallollari.
Në qershor të këtij viti, policia kishte kryer një kontroll në kompaninë e Lallollarit pasi ata ishte e dyshuar për shfrytëzimin e punës së punëtorëve të bujqësisë.
Pas arrestimit, ai u lirua. Por pas nje tjeter kontrolli, ai u gjet duke përdorur një mjet të vjedhur dhe sendeve të tjera të grabitura, si dhe lidhje te paligjshme me rrjetin e furnizimit me energji elektrike. Për këto shqiptari është arrestuar përsëri sot./korrieri