Loading...

Garda i nis kërkesë: “Dorëzo jelekun anti-plumb!” Berishës “i prishet gjaku”, ja si iu përgjigjet

Në muajin shtator 2005, kur morri në dorëzim zyrën kryeministrore, Sali Berisha u pajis edhe me një jelek anti-plumb special, i cili nuk ishte pjesë e inventarit të pajisjeve të zyrës së kryeministrit, por pjesë e kompleteve të sigurisë luftarake të Gardës së Republikës, që përdoren vetëm për personalitetet shtetërore, në raste vizitash e takimesh publike, në zona me rrezikshmëri, si masë sigurie shtesë për jetën e tyre.

Mirëpo pas përdorjes së parë të jelekut gjatë një vizite në minierën e kromit në Bulqizë, Saliu nuk e hoqi më jelekun anti-plumb, për ta rikthyer në magazinën e Gardës, por e bëri pjesë të garderobës së përditshme personale, duke e veshur edhe kur shkonte në zyrë, kur shkonte nëpër mitingje e madje edhe në takimet me fëmijët në kopshte me rastin e 1 Qershorit, kur fundjavave me nipërit e mbesat në Dajt, Lalz e Vlorë, por dhe kur shkonte jashtë shtetit.

Askush nuk e dinte, që Prof. Dr. Sali Berisha vishte jelek anti-plumb, por u zbulua nga militantët e PD gjatë një mitingu në Kamëz, kur ai shkoi në ceremoninë e organizuar nga Prof. Dr. Xhelal Mziu, për emërtimin e një rruge në Bathore, me emrin “Rruga Prof. Dr. Sali Berisha”.

Gjashtë muaj pas rënies nga pushteti, në janar 2015, Drejtoria e Logjistikës e Gardës, u kërkoi oficerëve shoqërues të tij, të rikthenin jelekun anti-plumb, që kishte në përdorim Sali Berisha, por ata i treguan një urdhër të firmosur nga ish-Ministri Brendshëm Flamur Noka, sipas të cilit, Sali Berisha do ta përdorte jelekun anti-plumb, si pajim personal edhe 4 vite të tjerë, meqë kishte statusin si ish-kryeministër.

Tre ditë më parë, Garda i ka nisur Sali Berishës, një tjetër njoftim zyrtar, për të dorëzuar jelekun anti-plumb në magazinë, por burime nga brenda Gardës, thonë se Berisha ka refuzuar, duke kujtuar që është ende në rrezik për jetën, për shkak të rihapjes së gjyqeve dhe hasmërive të vjetra./Pamfleti

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com