Rusia i cilësoi sot si “histeri” dhe “qesharake” akuzat e SHBA-së për ndërhyrjen ruse në procesin zgjedhor amerikan, ndërkohë që shërbimet amerikane sekrete kanë akuzuar Moskën për vazhdim të ndërhyrjeve.
“Jo vetëm që kjo histeri, që zgjat prej dy vitesh rreth ndërhyrjes së pretenduar ruse që nuk ka ndodhur kurrë, minon marrëdhëniet dypalëshe, por ajo bën qesharak të gjithë sistemin politik amerikan”, deklaroi zëdhënësja e diplomacisë ruse, Maria Zakharova, në një konferencë shtypi.
Kjo deklaratë ndodhi pasi disa zyrtarë të lartë amerikanë, nga kreu i shërbimeve sekrete tek drejtori i FBI akuzuan Rusinë për vazhdimin e përpjekjeve për të dobësuar dhe ndarë SHBA-në.
“Kërcënimi është real. Ai vazhdon. Ne do të bëjmë gjithçka që është e mundur për të pasur zgjedhje, në të cilat amerikanët mund të kenë besim”, theksoi kreu i shërbimeve sekrete, Dan Coats disa muaj nga zgjedhjet parlamentare të mesit të mandatit në muajin nëntor./atsh