AKU vijon aksionin e sekuestrimit të produkteve të pakontrolluara, ku në fokus të veçantë ka kontrollin e mjeteve të vogla si burim kryesor i futjes së pesticideve si dhe produktet ushqimore të pa kontrolluara në vend.
Trupat inspektuese në Korçë në bashkëpunim me doganën e Kapshticës kanë konstatuar se shtetasi, PetroKycyku me makinën e tij tip “Seat Ibizza” , me targë“NEB 3653” kishte sasi të konsiderueshme prej afro 141 kg impute bujqësore të padeklaruara dhe jo të lejueshme për tregtim.
Konkretisht në automjetin e tij u gjetën 10 kg disperss, 20kg fungicidorigjina greke, 10 kg, Plerues organik theocal, 100 kg npk kompleks si dhe 1 litër plehrues gjethor Boroplus, me etiketë në gjuhën greke. Këto impute bujqësore janë të paregjistruara në listën e preparateve dhe e mbrojtjes së bimëve, miratuara nga MBZHR si dhe në mungesë të plotë të dokumentacionit që bie në kundërshtim me ligjin 9362,nenet 13,14,23 për mbrojtjen e bimëve.
Po ashtu inspektorët e Aku-së në bashkëpunim me autoritetet doganore kanë bllokuar edhe një tjetër automjet privat në të cilin u gjetën 72 kg mjaltë – produkt pa etiketë dhe asnjë dokumentacion certifikues të cilësisë dhe sigurisë, apo fiskal – shkelje të parashikuara në ligjin 9863 dt:28.01.2008 për ushqimin, e ndryshuar sipas legjislacionit në fuqi.
Konkretisht, nga kontrolli fizik i produktit, rezultoi se shtetasi grek, ArgiropulosThoma me automjetin e tij tip “BMW” me targë “KAH-9194” tentoi të fuste në vendin tonë 72 kavanoza me mjaltë pa nr. loti, datë prodhimi dhe datë skadimi.
Menjëherë nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit u bë bllokimi i të dy ngarkesave duke u bazuar legjislacionit në fuqi gjithashtu do të ndjek procedurat doganore për kthimin në origjinë të produkteve të lart përmendura.