Loading...

Në shtator nuk do të lejohen më celularët në shkolla

Në vitin e ri shkollor që nis në shtator, nxënësit nuk do të lejohen të mbajnë celularë gjatë orës së mësim.

Urdhri i firmosur nga ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla ndalon rreptësisht përdorimin e celularëve gjatë procesit mësimor si nga nxënësit ashtu dhe nga mësuesit.

Urdhri hyn në fuqi menjëherë dhe pritet që të zbatohet në vitin e ri arsimor që fillon më 17 shtator. Në vendim qartësohet ndalimi gjatë procesit mësimor, gjatë orëve të mësimit por jo në pushime dhe aktivitete të tjera.

Vetëm tre ditë më parë, Parlamenti francez miratoi me shumicë unanime ligjin për ndalimin e përdorimit të telefonave në shkolla. Sipas ligjit të miratuar, ndalimi i përdorimit të telefonave do të bëhet në arsimin parashkollor, fillor dhe në shkollat e mesme./atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com